Italia është kthyer në destinacionin kryesor të pushimeve për shumë personazhë të njohur botërorë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë në këtë shtet.

Kësisoj, edhe aktori i njohur George Clooney së bashku me partneren e tij Amal Clooney po i kalojnë pushimet në liqenin e Como-s në Itali.

Së fundmi, dyshja janë fotografuar duke shkuar për një shëtitje në një tarracë me pamje nga liqeni, përpara se të hipnin më pas në një varkë për një udhëtim në mbrëmje me miqtë.

44-vjeçarja Amal, e cila është me profesion avokate dukej tepër magjepsëse, teksa kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër. Ajo mbante veshur edhe një palë taka ngjyrë floriri, ndërsa nuk mund të mungonte çanta ngjyrë floriri dhe aksesorët.

Nga ana tjetër, aktori u shfaq mjaft elegant, me një xhaketë ngjyrë gri dhe pantallona të ngjashme, duke i kombinuar me një këmishë të bardhë. Çifti dukeshin shumë të dashuruar, me duart që i mbanin gjithë kohës lidhur me njëri-tjetrin.

George dhe Amal u takuan së bashku në vitin 2013 në një darkë të organizuar nga disa miq të përbashkët. Ata u martuan një vit më vonë në një ceremoni tejet luksoze në Venecia dhe janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella.