Ka shkuar në 14 numri i viktimave në Amerikë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin.

Erërat e forta dhe temperaturat e ulta kanë shoqëruar dëborën e ditëve të fundit, duke bërë që mjaft rrugë të bllokohen, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Mjaft fluturime janë anulluar e po ashtu edhe mjaft trena kanë qëndruar pushim.

Kjo stuhi dimërore që ka “pushtuar” Amerikën ka lënë miliona qytetarë pa energji elektrike, ndërkohë që dëbora ka zbritur deri në jug të Amerikës, duke krijuar panic te qytetarët.

Qeveria amerikane ka marrë masa për të evituar qarkullimet e panevojshme dhe u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Gjithsesi, vaksinimi i popullsisë ndaj pandemisë Covid-19 ka vijuar normalisht dhe pritet që situata të përmirësohet gjatë kësaj fundjave.