Temperaturat e larta do të mbeten prezente edhe të shtunën duke bërë që të jenë disa gradë mbi vlerat normale në orët e mesditës. Moti do të jetë në ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites. Sipas Meteoalb, pas mesdite do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore. Por  vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Edhe këtë të shtunë temperaturat do të mbeten të larta duke bërë që të jenë disa gradë mbi vlerat normale në mesditë. Gjatë paradites, moti do të jetë në ndikimin e kthjellimeve.

Pas mesdite do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore sipas Meteoalb, por vranësirat nuk priten të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, ndërsa në mesditë do të mbeten konstante duke luhatur vlerat ditore nga 19 gradë C deri në 40 gradë C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të nxehta të cilat do të bëjnë që termometri të ngjitet në orët e mesditës në 36°C.

I gjithë territori i Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të paradites do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Pas mesdite pritet që në vend të ketë herë pas here shfaqje të vranësirave të lehta. Po ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut do të ketë temperatura shumë më të larta se vlerat normale për Korrikun.

Rajoni dhe Europa – Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në Gadishullin Iberik dhe në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për  rrebeshe shiu, PARAQITET pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Vendet Nordike