Në prag të fundjavës, vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga një mot i alternuar me kthjellime e vranësira.

Kryesisht zonat veriore dhe pjesërisht zona e ulët do të dominohen gjatë pjesës së dytë nga vranësirat, por që sipas MeteoAlb nuk pritet të ketë reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë ditës së sotme duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor Juglindor duke shkaktuar dallgëzim të ulët.