Në ditën e parë të muajit shtator, moti do të vijojë të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat.

Këto të fundit do të jenë më të dukshme gjatë pasdites dhe mund te sjellin edhe reshje shiu në zonat malore dhe pjesën e ulët.

Sipas MeteoAlb, bregdeti do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm.

Temperaturat do të rriten në mëngjes, ndërsa nuk do të ndryshojnë as në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.