Piloti australian i Ducati, Jack Miller, siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Misano, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të San Marino në MotoGP. Ai dha kohën 1’31”899, duke qenë më i shpejti në pistë.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Francesco Bagnaia, por është penalizuar dhe do ta nisë garën nga vendi i pestë. Kështu, në vijën e parë të startit, vec Miller do të jetë edhe Enea Bastianini (Ducati Gresini) e Marco Bezzechi.

Ky i fundit piloton motorin e Valentino Rossi (VR46). Ai që zhgënjeu në provat e sotme është kampioni i botës në fuqi e kryesuesi i botërorit, francezi Fabio Quartararo me Yamaha. Ai do ta nisë nesër garën nga vendi i tetë.