Dorna, kompania që organizon garat e MotoGP, ka publikuar kalendarin provizur të garave. Në total janë 21 gara, një rekord. Sezoni parashikohet të nisë më 26 mars, në Portugali dhe do të përfundojë më 26 nëntor, në Valencia (Spanjë).

Këtë vit, do të zhvillohet gara nr.1000 në MotoGP, që organizohet në pistën e Le Mansh (Francë). Gjithashtu, sezonin e ri do të debutojnë edhe pistat e Kazakistanit dhe Indisë, që do të mirëpresin një garë të motoçiklizmit.

Kalendari provizor 2023

26 mars, Portugali

2 prill, Argjentinë

16 prill, Amerikë

30 prill, Spanjë

14 maj, Francë

11 qershor, Itali

18 qershor, Gjermani

25 qershor, Holandë

9 korrik, Kazakistan

6 gusht, Britani e Madhe

20 gusht, Austri

3 shtator, Katalonjë

10 shtator, San Marino

24 shtator, Indi

1 tetor, Japoni

15 tetor, Indonezi

22 tetor, Australi

29 tetor, Tajlandë

12 nëntor, Malajzi

19 nëntor, Katar

26 nëntor, Valencia