Gareth Bale u mendua se do të rilinde në Angli, por nuk ka ndodhur kështu. Sulmuesi i krahut nuk ka arritur të fitojë vendin e tij në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.

Portugezi nuk e përdor si titullar futbollistin 31-vjeçar. Uellsiani ndihet më i lumtur te “Spursat”, por kjo nuk po pëkthehet me rezultate sportive.

Ai me shumë mundësi do të kthehet sërish te Reali. Tottenhami nuk ka ndërmend që të paguajë kartonin e tij dhe ta transferojë në mënyrë përfundimtare. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e tij, pasi as madrilenët nuk e duan.