Mes shumë bashkëpunimeve surprizë që kanë ardhur gjatë kësaj vere, duket se ky që pritet të vijë së shpejti ishte totalisht i papritur.

Bëhet fjalë për dyshen Mozzik – Era Istrefi, të cilët kanë paralajmëruar fansat e tyre se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim muzikor.

Ka qenë vetë reperi i njohur që përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar ndjekësit për hitin e ri, teksa e ka shoqëruar foton me një tekst shumë pikant.

“Po vjen Era Mozz. Are you ready to turn up? ” – shkruan ai krahas fotos, teksa bie në sy se reperi e ka lidhur këtë tekst të shkurtër paralajmërues me emrat e dy artistëve.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe se kur pritet që të publikohet, por nga komentet në postimin e Mozzik, fansat mezi po e presin.

Era Istrefi ka sjellë dy këngë gjatë këtij viti, “Babe” dhe “Tkrkt” për të gjithë fansat e saj, ndërsa Mozzik ka ardhur me disa hite. Së fundmi ai ka sjellë një bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Tayna dhe përpara disa ditësh lançoi edhe këngën e re “Bespreme”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)