Reperi i njohur, Mozzik i ka bërë një kërkesë publike artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ku ka publikuar një foto të Varrezave të Dëshmorëve të Prekazit, reperi ka etiketuar artisten dhe babain e saj Dukagjin Lipa.

Ai i kërkon Dua-s të vizitojë Prekazin gjatë këtyre ditëve që këngëtarja ndodhet në Kosovë.

Gjithashtu, Mozzik shpreh publikisht krenarinë që ndjen për të gjitha arritjet e Dua Lipës në botë dhe e vlerëson maksimalisht.

Prej disa ditësh Dua Lipa është në Kosovë, teksa po mbahet festivali i themeluar nga familja Lipa, “Sunny Hill”, eventi më i madh muzikor në Prishtinë.

Dua Lipa ka performuar në natën e parë, ndërsa mbrëmë kanë kënduar edhe dy artistë të tjerë botërorë, Mahmood dhe J Balvin.

Artistja shqiptare mori titullin “Ambasadore e Republikës së Kosovës” ditën e djeshme nga Presidentja Vjosa Osmani.