Mozzik publikoi të premten këngën e re me titullin “Të dua” kushtuar së bijës, Hanës.

Një këngë që i ka prekur të gjithë ata që e kanë dëgjuar, teksa fabula e saj lidhet me ndarjen nga vajza e tij, të cilën nuk e sheh me muaj të tërë dhe se sa e vështirë është për të.

“Të dua” nuk ka mbushur ende 48 orë që nga momenti i publikimit të saj, por është dëgjuar shumë.

E kjo vërehet edhe nga numri i klikimeve të arritura deri më tani, me rreth 2.3 milionë klikime ndërsa rreth 109 mijë njerëz kanë shtypur butonin e pëlqimit në Youtube.

Kështu si e ka nisur, duket se Mozik do të korrë shumë sukses me këtë këngë.