Reperi i njohur, Mozzik ka publikuar parë këngën e tij më të re, dedikuar të bijës me titull “Të dua”. Ai tregon historinë e tij si një baba që vuan, dhe se është larg së bijës.

Mes të tjerash, Mozzik ka përmendur edhe ndarjen nga ish-partnera e tij, Loredana. “Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time.

Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, thotë ndër të tjera reperi në këngë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Loredana, e cila ka publikuar në Instastory një fragment të këngës “Emotionally Scarred” ku thuhet:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata. Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”