Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është ndaluar për të kujtuar disa nga momentet që kanë lënë gjurmë në jetën e tij. Krijuesi i disa hiteve, ka treguar se është përballur me shumë sfida gjatë këtyre viteve te fundit, si dhe është shkelur e poshtëruar, por kurrë nuk është ndalur.

Madje, ai tregon se keto gjera, e kanë bërë edhe më të fortë. Mozzik u ka dhënë dhe një mesazh fansave te tij, duke i kërkur ta kenë qëllimin e qartë dhe mendja e zemra e tyre do jua tregojë drejtimin e jetës.

“Mozziku u kon një djalë i ri që ka punu shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I hjektë deri te Zoti! I shkelur e i poshtnum po kurrë s’jam ndal!

Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcy vec më t’fort m’kan bo! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë!

Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë kjarte dhe fokusi yt ndriqon dhe e din mendja e zemra ku ti po don me shku është gjëja më e bukur”, ka shkruar reperi ne rrjetin social “Instagram”.