Ecje me lëkundje, gjuha jashtë dhe lëkurë me njolla. Karakteristikat unike që kanë lejuar një chihuahua të quajtur Mr Happy Face të fitojë titullin e qenit më të shëmtuar në botë.

Konkursi, i mbajtur në Petaluma, Kaliforni, pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë, feston birësimin dhe shpëtimin e kafshëve shtëpiake, pavarësisht pamjes së tyre fizike.

Jeneda Benally, pronarja e qenit të vogël, fitoi një çmim në para prej 1500 dollarësh dhe një udhëtim në Nju Jork për një paraqitje televizive në “Today Show”.