Muaji maj ka nisur me reshje shiu thuajse në të gjithë vendin. Temperaturat në vendin tonë kanë pësuar një ulje të dukshme, duke bërë që çadrat dhe xhupat e lehtë të jenë shoqërues në ditën tonë këtë të hënë.

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm sot, por edhe përgjatë gjithë javës. Hera-herës ato do pushojnë dhe do të ketë momente me mot të kthjellët apo me vranësira, por sërish do të rinisin reshjet.

Era do të jetë gjithashtu një tregues se moti ka ndryshuar. Përgjatë gjithë kësaj jave të parë ët majit ajo do të jetë e lehtë dhe mesatare, duke bërë që të krijohet edhe një dallgëzim 2 apo 3 ballë në dete, pa krijuar problem të mëdha në lëvizjen e mjeteve lundruese.

Gjatë mesjavës do të ketë një përmirësim të kohës dhe ulje të reshjeve të shiut, por ato do të rikthehen sërish gjatë fundjavës. Madje në fundjavë mund ët ketë edhe rebeshe shiu dhe erë të fortë.