Festë e madhe te Bayern Munich dhe në veçanti për legjendën Thomas Muller. Sulmuesi gjerman, falë pranisë së tij në Kupën e Gjermanisë ndaj Viktoria Koln, është barazuar në numër paraqitjesh me një tjetër emër të madh historic të futbollit gjerman, tashmë numri një i klubit bavarez, Oliver Kahn.

Po, sepse falë nisjes si titullar në ndeshjen e luajtur dhe të fituar mbrëmë 5-0, Muller ka arritur kuotën e 632 ndeshjeve për Bayern Munich, duke e arritur ish-portierin në renditjen e lojtarëve që e kanë veshur më shumë herë uniformën e klubit.

Krahasuar me lojtarin veteran të skuadrës bavareze, tashmë, vetëm Sepp Maier qëndron para tij në këtë renditje me 682 paraqitje.

Në rrjetet sociale, mesazhi i urimit të Bayern Munich për futbollistin gjerman, shoqëruar me shumë grafikë, nuk mungoi, duke kujtuar faktin se barazoi Kahn. Në anën e fotos, edhe shenja me shigjetën për të treguar se është gjithashtu e nevojshme të arrjë majën më të lartë, atë të mbajtur nga Maier.

Do të shohim nëse dhe sa shpejt Muller do ta arrijë këtë rekord të madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)