Miliarderi Elon Musk ka zgjedhur që të pushojë në Greqi, duke zgjedhur ishullin e famshëm dhe mjaft të preferuar nga të gjithë në Mykonos.

Sipas asaj që transmetojnë edhe mediat lokale, Musk ka mbërritur në orët e para të së shtunës në ishullin grek.

Sakaq, ditën e diel Elon Musk “u zhvesh” nga bluza e miliarderit dhe u pa të lahej në ujërat grekë në bordin e një jahti luksoz në Mykonos, Greqi. Fotografitë e kapura kur ai po zhytej në det po bëjnë xhiron e rrjetit.

Multimiliarderi ishte me një grup të vogël miqsh, së bashku me çiftin e sapomartuar Ari Emanuel dhe Sarah Staudinger të cilët po lundronin në detin Egje në “Zeus” – një jaht me motor pothuajse 20,000 dollarë në javë që mund të strehojë gjashtë të ftuar në mbi tre kabina dhe vjen me një ekuipazh profesional.

Elon Musk, i cili është 51 vjeç hipi në varkë i veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë, mbathje të zeza, syze dielli të errëta dhe një kapele të zezë bejsbolli.

Ajo që ra në sy në fotot e publikuara ishte trupi i bardhë i Elon Musk, i cili duket se ende nuk kishte bërë plazh për këtë vit.

Musk ra dakord të blinte rrjetin social Twitter për 44 miliardë dollarë në prill, por u tërhoq nga marrëveshja në fillim të këtij muaji. Ai është në një betejë ligjore pasi kompania po kërkon 44 miliardë dollarë nga Musk për shkeljen e kontratës.