Kompania amerikane e fluturimit American Airlines ka anulluar 48 orët e fundit qindra udhëtime me avion për shkak se mungojnë pilotët. Ndërkohë që, ditët e fundit janë shtuar kërkesat për fluturime pas pandemisë.

Sipas CNBC, kompania është detyruar të anullojë 180 fluturime. Nga ana tjetër, kompania ka nisur nga puna për të përgatitur pilotë të rinj apo ata që ishin lënë në listë pritje për shkak të pandemisë Covid-19.