Vedat Muriqi nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. Në një vit nuk ishte në gjendje ta fitonte formacionin e Lazio, por në përgatitjet e Auronzo u shfaq mjaft i etur për t’u kthyer si protagonist. Një cikël i ri është hapur në “Formello”, me trajnerin Sarrin dëshiron të luajë shanset e tij. Një rikthim te Fenerbahçe? Janë zëra merkatoje që i njëjti lojtar i mohon: “Me Fener nuk ka asgjë konkrete. Ka shumë të ngjarë që unë të qëndroj te Lazio”.

Presidenti Lotito ka investuar rreth 20 milionë euro për të. Rikthimi në Turqi aktualisht nuk mendohet. Tifozët e Fenerbahçes ëndërrojnë ta shohin përsëri me fanellën verdheblu, por nuk do të ndodhë menjëherë. Muriqi do të niset për në Marienfeld të hënën. Një fazë tjetër e përgatitjes për të mahnitur t’i gjithë, nga Sarri i pari, dhe për t’u bërë i rëndësishëm te Lazio.