Specialistët kane konfirmuar se mushkonjat kanë preferencat e tyre… Ekspertët thone se mushkonjat tërhiqen më shumë ndaj disa njerëzve, për shkak të disa kimikateve që çlirohen në lëkurë. Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

Djersitja – Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse një person djersitë shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor. Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

Grupi “0” i gjakut – Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut. Një studim i “Journal of Medical Entomology” zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0. Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Konsumimi i birrës – Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat. Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool.

Femrat shtatzënë – Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzënisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë..