Adrian Mutu, ish-sulmues i Juventus dhe Inter ka folur për Tuttojuve në prag të ndeshjes së madhe të San Siro-s:

“Mendoj se Inter-i mund ta fitojë këtë sfidë, por do të jetë shumë e vështirë. Juventus është në luftë për titullin dhe në këtë moment nuk mund t;ia lejojë vetes një humbje”, ka thënë rumuni.

“Megjithatë, për sa di unë, kanë disa lojtarë të rëndësishëm që mund të mos luajnë. Natyrisht, dy lojtarët më të rëndësishëm janë Lukaku dhe Ronaldo”.

“Pirlo? Është e çuditshme ta shikosh si trajner, por besoj se do të ketë sukses edhe në këtë rol të ri”.