Me komplimentet e Shaquille O’Neal dhe një përrallë të mbaruar në fushë, por jo në rrjetet sociale. Është me të vërtetë një moment magjik për Gauthier Mvumbi, lojtar i skuadrës së hendbollit të Kongos, i shpallur lojtari i ndeshjes pavarësisht humbjes, golat e të cilit nuk i kanë mjaftuar kombëtares për të kaluar fazën e parë të Botërorit në Egjipt (humbje kundër Bahrein 34-27).

26-vjeçari mbipeshë ka marrë komplimentet e legjendës së NBA-së për peshën dhe shkathtësinë e tij. “Thonë se je Shaq i hendbollit, çfarë po ndodh?”, ka qenë mesazhi i legjendës së basketbollit amerikan në rrjetet sociale.

195 centimetra i gjatë për 137 kile (jo 110 siç është shkruar në faqen e federatës botërore), ka realizuar 13 gola nga 14 konkluzione të bëra në ndeshjet kundër Argjentinës, Danimarkës dhe Bahrejnit, të gjitha të humbura nga kombëtarja e tij, që është kualifikuar në Botëror nga vendi i shtatë i zënë në kampionatin afrikan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @gauthiermvumbi

Gauthier Mvumbi ka lindur në 1994-ën në Chartres, Francë, nga prindër kongolezë dhe është rritur në Creteil Handball Academy, duke luajtur me disa lojtarë që më pas janë bërë pjesë e kombëtares franceze.

Gushtin e kaluar ka nënshkruar me një klub francez të kategorisë së katërt, Dreux AC, dhe është grumbulluar nga Congo për botërorin e parë në karrierën e tij:

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të jetoja një eksperiencë të tillë, kështu që duhet ta shfrytëzoj sa më mirë këtë mundësi. Objektivi im është të argëtohem, duhet të jap maksimumin”.