Kombëtarja jonë kuqezi, doli e humbur nga transferta e vështirë kundë Izraelit, me vendasit që fituan në kohën shtesë me shifrat 2-1.

Golin e vetëm për Shqipërinë, e shënoi Myrto Uzuni, i cili realizoi një supergol. Pas ndeshjes, vetë sulmuesi kuqezi do ta cilësonte si më të bukurin deri më tani në karrierën e tij.

Komentet pozitive nuk kanë munguar dhe së fundmi është e dashura e tij, Uarda Hyseni që i ka dedikuar disa rreshta emocionuese.

Ajo thekson se Myrto është më i miri i kuqezinjve dhe i tillë do të jetë gjithmonë. Gjithashtu i premton besnikëri gjithë jetën, kurse në fund e mbyll duke i treguar dashurinë e saj.

“Pavarësisht një përfundimi të kotë, ti e di që je më i miri dhe do të jesh gjithmonë. Jam krenare pafund për ty dhe do të më kesh në krah në çdo hap të jetës tënde. Të dua drita ime”, shkroi partnjera e Uzunit.