Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj është përballur me një koment aspak të këndshëm.

Pavarësisht natyrës së saj pa komplekse para të gjithëve, duket se komenti i ndjekësit të saj e ka ‘mërzitur’ disi Rudinën, e cila nuk është përmbajtur dhe ka vendosur t’i kthejë përgjigje publikisht.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, dikush i ka shkruar se për sa kohë ajo ishte në një lidhje me partnerin e saj të parë, Aleksandrin, nuk shihej.

‘Na hape barkun. Shyqyr të ftilluan se me mekanikun ke qenë o Zot ibret, s’u shikoje’ – i shkruan ndjekësi, ndërsa përgjigja e Rudinës ka qenë sa guximtare, aq edhe epike.

Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një emoji që tregon gishtin e mesit.Duket se aktores dhe moderatores shqiptare i ka ardhur në majë të hundës nga të tilla komente.

Më parë ajo ka qenë e martuar, teksa ka edhe një vajzë të vogël, Viktoria. Ndërsa prej disa kohësh ajo është në një lidhje me Mark Frrokun, ish-deputetin e Parlamentit shqiptar. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre vitin e kaluar.