Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të përballen mes tyre në gjysmëfinalet e grand slam të Roland Garros.

Nadal, kampioni në fuqi i këtij turneu, mposhti 3-1 (6-3, 4-6, 6-4, 6-0) argjentinasin Diego Schwartzman. Sfidë e dominuar nga tenisti spanjoll, që kërkon trofeun nr.14 në këtë grand slam.

Pa probleme fiton edhe Novak Djokovic, që mposhti 3-1 (6-3, 6-2, 6-7, 7-5) italianin Matteo Berrettini. Dy setet e fundit patën disi më shumë emocione, por serbi bëri diferencën në fushë.