Në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Borussia Dortmund, Julian Nagelsmann ka komentuar zërat e merkatos që flasin për një kalim të mundshëm të tijin në drejtim të verdhezinjve.

“Nuk ka asnjë arsye që Leipzig të jetë i shqetësuar në lidhje me këtë çështje. Pozicioni im kundrejt Dortmund është i njëjtë me kohën kur drejtoja Hoffenheim”, ka thën Nagelsmann.

“Michael Zorc (drejtori sportiv i Borussia-s) ka thënë të vërtetën. Pozicioni im nuk ka ndryshuar: nuk ka patur dhe nuk ka asgjë. Unë jam i lumtur te Leipzig. Kam disa objektiva për të arritur këtu”.

“E përsëris, te Leipzig duhet të jenë të qetë sepse Dortmund nuk është në mendjen time”.