Trajneri i Nantes, Raymond Domenech, ka shkaktuar shumë debate me deklaratën e bërë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Montpellier.

Ish-trajneri i Francës i është përgjigjur në mënyrë ironike një pyetjeje mbi mesfushorin e Lyon, Jean Lucas, që ka zgjedhur Brest-in para Nantes.

“Po, Lucas nuk është me ne, është te Brest. Do të më kishte pëlqyer të merrja Maradona-n, por ka vdekur”, ka thënë duke qeshur Domenech.

“Merkato e dimrit është një dhimbje për mua dhe shpesh mund të prishë grupin. Për momentin nuk vjen asnjeri”.