I rritur te Milani por në pamundësi për të gjetur vend te kuqezinjtë, Lorenzo Colombo ka provuar disa eksperienca deri sa mbërriti edhe mundësia në Serie A si titullar te Lecce… Dhe direkt e ka shperblyer besimin.

Ka ardhur goli i tij i parë në elitën e futbollit italian. Një supergoditje nga jashtë zone që ka qenë befasi për portierin e Napolit Meret i cili ka mbetur i shtangur. Pasi humbi penallti, sulmuesi 20 vjeçar ka shfryrë të gjithë inatin e tij sikur të ishte në kopshtin e shtëpisë dhe madje nga vendi, pa marë as vrull dhe pa hapur këmbën e tij.

Një gol vërtet si rrufe ai i Colombo-s, që kujtojmë është huazuar nga Milani te Leçe. Skuadra e sapongjitur në Serie A ka të drejtën e blerjes por Milani gjithashtu mund ta riblejë. Më parë ai kishte provuar eksperienca në Serie B me Cremonese dhe SPAL.

VIDEO E GOLIT

Goli i mbrëmjes së sotme me siguri do të ketë lënë pa fjalë Paolo Maldinin, Frederic Massara dhe Stefano Piolin. Kush e di se Milani nuk do të jetë në gjendje të mirëpresë sërish një Lorenzo Colombo gati për skenat e mëdha vitin e ardhshëm. Nuk i mungojnë cilësitë, do të jetë në dorën e tij të tregojë se për çfarë është krijuar gjatë këtij sezoni. Dhe nuk është keq për fillim!