Napoli ka vendosur që të blejë në mënyrë përfundimtare mesfushorin Tiemoue Bakayoko. Lojtari i huazuar nga Chelsea ka bindur drejtuesit dhe trajneri Gennaro Gattuso ka dhënë miratimin e tij për ta blerë.

Agjenti i francezit e ka thënë diçka të tillë pas golit të parë të shënuar nga Bakayoko në ndeshjen kundër Udineses. “Është shumë i lumtur për golin e parë me Napolin. Kohë e gjatë që nga goli i fundit që ka shënuar.

“Ky gol i rrit vetëbesimin dhe gjithmonë do të ndihmojë skuadrën. Shumë herët për të folur për firmën. Napoli ka një mundësi të mirë ta blejë. Ai është i kënaqur në Napoli”, – tha lojtari.