Napoli ka mundur 4-2 Ajax-in në javën e katërt të fazës me grupe të Champions League dhe ka siguruar kualifikimin në raundin pasardhës të kompeticionit.

Tjetër paraqitje e shkëlqyer nga skuadra e Luciano Spalletti-t që ka siguruar fitoren që në pjesën e parë falë golave të Lozano (4′) dhe Raspadori (16′).

NAPOLI-AJAX – GOLI I LOZANO – VIDEO

Raspadori është brë futbollisti i tretë italian që ka shënuar në të tri ndeshjet e tij të para në Champions League pas Alessandro Del Piero dhe Fabrizio Ravanelli (të dy në 1995-ën).

Ajax ka ngushtuar diferencat në fillimin e pjesës së dytë me një gol të Kaassen (49), por Napoli është kundërpërgjigjur me një penallti të Kvaratskhelia (62′).

NAPOLI-AJAX – GOLI I RASPADORI – VIDEO

Shtatë minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur një tjetër gol pika e bardhë, këtë herë në favor të miqve, me Bergwijn që ka çuar shifrat në 3-2.

Në minutën e 90-të ka ardhur edhe goli i katërt  për vendasit i realizuar nga Osimhen. Sulmuesi nigerian, i kthyer pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka shënuar pas një gafe nga ana e kapitenit të holandezëve Blind.

NAPOLI-AJAX – GAFA E BLIND – VIDEO

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e vlefshme për javën e katërt të Grupit B e luajtur në Wanda Metropolitano mes Atletico Madrid dhe Club Brugge. Belgët e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Soëah në minutën e 82-të.

ATLETICO MADRID-CLUB BRUGGE – VIDEO