Daniele Bonera do të marrë vendin e Stefano Pioli-t, i ndalur nga Covid-19, në ndeshjen e Milan-it kundër Napoli-t. Ish-mbrojtësi kuqezi ka folur në konferencë për shtyp në prag të super sfidës:

Napoli-Milan, në 2010-ën fitorja e fundit kuqezi… “E mbaj mend, ndeshje e vështirë, fituam dhe e dimë të gjithë se mbaroi ai sezon. Jam i lumtur të kthehem në Napoli dhe të takohem me Rinon si kundërshtar”.

Çfarë ndeshje do të jetë? “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Nuk e shikoj si një sfidë për titullin”.

Sfida me Gattuso-n? “Ka qenë një mik në fushë dhe është një mik jashtë saj”.

Mungesa e Pioli-t? “Nuk jam ndier kurrë vetëm. Kemi patur një mbështetje të madhe në nivel teknologjik dhe falënderoj klubin”.

Momenti i Ibrahimovic? “Kishte nevojë për një shkëputje edhe psikologjike, është prezantuar si gjithmonë si lider i grupit, e dimë rëndësinë që ka”.

Kessie do t’i gjuaj penalltitë? “E ka thënë Ibra, unë ngre duart lart, nëse e ka thënë ai, do t’i gjuajë Frank”.