Florian Thauvin vazhdon të ngacmojë imagjinatën e shumë klubeve europiane.

Kontrata e francezit me Marseille skadon në qershor dhe do të ishte një super përforcim me kosto zero për shkak të cilësisë dhe eksperiencës që ka.

Milan dhe Juventus kanë kohë që interesohen për Thauvin, por tani duket se është futur në garë edhe Napoli.

Sipas Il Mattino, Giuntoli ka bërë një sondazh për yllin e Marseille dhe pengesa kryesore është kërkesa e lartë e lojtarit për rogën.

Francezi, në fakt, kërkon 5 milionë euro në vit, duke shfrytëzuar pikërisht mundësinë e marrjes së tij me kosto zero.

Një shifër jashtë buxhetit të De Luarentiis dhe klubit axurr, që është tërhequr menjëherë nga një garë që duket se do të kthehet në një ankand të vërtetë.