Si u formua Jupiteri? Ky është një nga misteret e mëdha që NASA është përpjekur të zbulojë prej dekadash. Është planeti më i madh në sistemin diellor, i gaztë dhe me një bërthamë shkëmbore.

Falë një analize kimike të përbërësve të gjetur brenda atmosferës së tij të dendur, agjencia hapësinore ka arritur në përfundimin se ky gjigant do të formohej ndryshe nga sa pritej.

Revista “Astronomy and Astrophysics” ka publikuar një raport të NASA-s në të cilin propozohet një hipotezë befasuese: Jupiteri mund të jetë rritur duke thithur planetët “xhuxhë” afër tij, të tërhequr nga ana e tij nga graviteti i madh që paraqet.

Yamila Miguel, astrofizikane në Universitetin e Leiden, bashkëpunëtore e NASA-s dhe autore e hulumtimit, thotë se “këto janë të dhëna shumë unike që ne mund t’i marrim vetëm me një anije kozmike që rrotullohet rreth planetit”.

Në këtë drejtim, pyetja është nëse Jupiteri mund të përfundojë duke thithur Tokën, për të cilin Yamila arrin në përfundimin më inkurajues: është praktikisht e pamundur. Sigurisht, nëse gjigandi nuk do të formohej në këtë mënyrë, madhësia e tij do të ishte më e ngjashme me atë të planetit tonë apo atë të Marsit.