Roveri Perseverance i NASA-s u ul në Mars në shkurt 2021, ku po kërkon shenja jete në planetin e kuq.

Tani duket se ka bërë një zbulim “të papritur” vetëm dy kilometra nga vendi ku u ul më shumë se një vit më parë. Studiuesit janë të habitur me atë që kanë gjetur.

Për të dhënë një kontekst, roveri u ngrit më 30 korrik 2020 nga Kepi Canaveral. Ai u dërgua për të gjetur shenja jete në Mars dhe gjithashtu për të dërguar mostra përsëri në Tokë.

Këto mostra mund të jenë zbulime të mëdha për studiuesit që mund të zbulojnë nëse ka pasur ndonjëherë jetë atje. Pas këtij misioni janë mijëra shkencëtarë dhe inxhinierë të NASA-s.

“Ekipi im ka vërejtur diçka të papritur: Është një pjesë e një batanije termike që ata mendojnë se mund të ketë ardhur nga faza ime e zbritjes, avioni me raketa që më rrëzoi në ditën e uljes në vitin 2021”, ka qenë mesazxhi i profilit zyrtar në Twitter i roverit në Mars.

“Ajo copë e shndritshme është pjesë e një batanije termike – një material që përdoret për të kontrolluar temperaturat. Është befasi ta gjesh këtë këtu: Faza ime e zbritjes ka qenë rreth 2 km larg. A u ul kjo copë këtu pas zbritjes sime, apo u hodh këtu nga era?”, shtoi.