Dua Lipa përformoi live në koncrt në Chikago, koncert me emrin “Lollapalooz”. Ishin 120 mijë fansa që ndoqën Duan të performonte live dhe këngëtarja shqiptare, nuk i ka përmbajtur emocionet, duke shkruar në Instagram:

“Nata e kaluar ishte një moment historik për mua në karrierën time dhe unë jam përpjekur të gjej fjalët gjatë gjithë mëngjesit.

Jam shumë mirënjohëse për çdo hap në këtë rrugëtim që më solli këtu në këtë moment, të jem në gjendje ta bëj këtë shfaqje për ju.

Faleminderit të gjithëve që besojnë te mua mjaftueshëm për të më vendosur në këto skena. Unë nuk do ta harroj kurrë ‘Lollapaloozën’ time të parë në Çikago më 29 korrik 2016.

Kisha këtë dëshirë të vazhdoja të kthehesha dhe të shihja turmën të rritet pak më shumë. Ky është viti im i tretë në Lolla dhe performanca ime e 5-të këtu – nuk do të mund të kisha bërë asnjë nga këto pa grupin tim të jashtëzakonshëm, këngëtarët e mi, kërcimtarët dhe ekipin tim që japin zemrat e tyre natë pas nate.

Jam e nderuar që mund të ndaj skenën me ju të gjithë dhe t’ju shikoj duke shkëlqyer. Unë jam shumë krenare dhe e lumtur, nuk mund të kërkoja diçka më të bukur.

E mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Faleminderit Chicago! Me lot gëzimi!”, shkruan Dua Lipa.