Futbollisti i New York Red Bulls, Dru Yearwood ishte protagonist në ndeshjen e humbur me rezultatin 0-2 ndaj Philadelphia. Nje moment i sfides ku mesfushori nuk mundi t’i kontrollonte nervat e disfatës dhe në minutat e fundit të ndeshjes.
Ai godeti me forcë topin për ta larguar nga fusha në mënyrë treguese. Mirëpo, për fatin e tij të keq, topi godet në fytyrë një vajzë në shkallët e stadiumit dhe që për më tepër ishte tifoze e New York Red Bulls.
Dru kupton menjëherë gabimin dhe shkon për t’i kërkuar falje mirëpo një djalë që ishte së bashku me vajzën, nuk e lejon dhe e përzë ndërsa edhe pjesa tjetër e stadiumit nis koret kundër tij.
I gjendur në një situatë të pashpresë me tifozët e tij kundër, vetëm disa sekonda më pas, Dru merr edhe kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 lojtarë duke kompletuar kështu një mbrëmje për t’u harruar.