Të reja në jetën private të Elon Musk. Prej disa muajsh, njeriu më i pasur në botë po shoqërohet me Natasha Bassett. Të dy janë kapur nga fotografët e Daily Mail në St. Tropez, ku i kanë lejuar vetes një arrati romantike.
Në imazh shihet drejtuesi i Tesla-s në një drekë romantike në hotelin luksoz Cheval Blanc: 50-vjeçari është shfaqur i qeshur dhe i relaksuar, i tërhequr nga e dashura e tij e re. Sipas mediave, lidhja duket se vazhdon përpara që nga shkurti i kaluar: takimi mes Elon dhe Natasha-s është organizuar nga disa miq të përbashkët.
29-vjeçarja është një aktore australiane. Pak kohë pasi kishte mbushur 18 vjeç është transferuar në SHBA dhe ka hedhur hapët e parë në Hollywood.
Ka marrë pjesë në disa filma – Camp, Hail, Caesar!, Britney Ever After – dhe kohët e fundit ka luajtur në filmin Elvis. Pak ose asgjë dihet në lidhje me jetën e saj sentimentale.
Elon Musk është martuar dy herë dhe ka tetë fëmijë. Gruaja e tij e parë ka qenë Justine Wilson, shkrimtare kanadeze të cilën e ka njohur në kolegj. Bashkë kanë patur gjashtë fëmijë, njëri prej të cilëve është ndarë nga jeta pak ditë pas lindjes.
Në 2008-ën ka ardhur divorci dhe dy vite më vonë dasme me aktoren angleze Talulah Riley. Të dy janë ndarë në 2012-ën, janë rilidhur dhe më pas janë ndarë përfundimisht në 2014-ën.
Për një periudhë të shkurtër, Musk ka frekuentuar Amber Heard, ish-gruaja e Johnny Depp, dhe ka qenë i lidhur deri në vitin 2021 me këngëtaren Grimes, me të cilën ka patur dy fëmijë X Æ A-Xii dhe Exa Dark Sideræl.