Shqipëria e Edoardo Rejës vazhdon të dhurojë paraqitje si mos më keq dhe pas humbjes ndaj Lituanisë në “Air Albania” të Tiranës, nuk shënon dot as në ndaj Kazakistanit jashtë fushe!

Një pjesë e parë totalisht e dobët, pa ide, grintë dhe sidomos manovë të zhdërvjellës sulmuese. Në 45′ e dyta, kuqezinjtë zgjohen pak dhe i afrohen golit në disa raste kryesisht me talentin Broja, por sulmuesit i mungon agresiviteti përpara porte dhe shpesh gabon duke u nxituar.

Ndryshe Manaj, që është dukur jashtë skemave. Edhe mbrojtja nuk ka ofruar siguri, ndërsa loja ka qenë e vakët. Dalim kështu me një 0-0 dhe 1 pikë në dy ndeshjet e fundit, ku fitorja e vetme numërohet ndaj Bjellorusisë në fushën e këtyre të fundit!