Shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Nasho Jorgaqi është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Ai ndërroi jetë pasditen e të enjtes në Tiranë.

Jorgaqi lindi në vitin 1931 në qytetin e Fierit dhe përveçse shkrimtar, ai ishte mjaft i njohur edhe si skenarist, studiues, hulumtues dhe përkthyes e studiues.

Nasho Jorgaqi ka botuar disa libra si “Tomka”, “Mërgata e qyqeve”, “Dashuria e Mimozës”, etj. Përveç krijimtarisë letrare, ai ka qenë edhe skenarist i shumë filmave shqiptarë si “Mimoza Llastica”, “Dueli i Heshtur”, “Tomka dhe Shokët e tij” etj.

Intelektualit të njohur iu dha lamtumira ditën e sotme, ndërsa në nder të tij, Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi homazhe.