Ndalet PSG! Pasi kishte fituar të gjitha ndeshjet deri tani, skuadra e yjeve Messi, Neymar dhe Mbappe ka barazuar sonte në Paris, përpara tifozerisë së saj, 1-1 ndaj ekipit Monaco.
Já gravei sabendo que iria ser gol ❤️ erra nunca @neymarjr #Neymar pic.twitter.com/cvk91WN1U5
— Guilherme Leite (@LEITOV1SK) August 28, 2022
Një ndalesë e papritur kjo, në një sfidë që ka pasur shumë histori brenda saj. Nga minuta 5-të kur Neymar ka shtyrë kundërshtarin dhe mori të verdhë, në vazhdim kur pas golit të miqve, braziliani fitoi penallti.
E teksa të gjithë prisnin Mbappe te pika e bardhë, ka qenë vetë Ney që ka marë topin, e ka vendosur aty dhe ka realizuar në të djathtë të portierit që nuk ka kuptuar krahun.
VIDEO (SHTYLLA E MESSIT DHE MBAPPE)
Por, ndeshja ka pasur brenda saj edhe shumë raste për PSG, dy shtylla brenda 3 sekondash me Messi dhe Mbappe të pafat dhe një roveshatë qesharake nga Ramos që ka ngatërruar këmbët e tij me topin duke rënë…
Retournez aCOUbatique #Neymar #PSGASM #PSGmonaco https://t.co/BSYGOTPUx7
— Karim Vegeta (@VegetaKarim) August 28, 2022
Në fund, 1-1 në “Parces de Princess”. Artilieria e golave është ndalur pasi kishte shënuar deri tani plot 17 gola dhe kishte 0 barazime dhe 0 humbje, me 3 fitore në 3 javët e para.