Ndarja nga jeta e mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në moshën 96-vjeçare, Elizabeth II, duket se ka prekur edhe banorët e Hasit. Ata e kanë përjetuar ndarjen nga jeta të saj si të ishte pjesë e familjes e për këtë, mbretëresha Elizabet pritet te kete bustin e saj, me propozim të bashkisë së Hasit dhe ndihmën e emigrantëve që jetojnë në Angli.

“Busti do të bëhet nga të ardhurat e emigrantëve. Ata kanë shprehur vullnetin më të lartë për të mbështetur këtë ide si shenjë mirënjohje për atë figurë, e cila i ka ndihmuar hasianët duke gjetur strehën e tyre në atë shtet, duke e quajtur si atdheun e dytë.

Në momentin që marrim miratimin nga Ambasada e mbretërisë së bashkuar që ndodhet në Shqipëri do të marrim vendimin si këshill bashkiak dhe besoj brenda pak muajve do ta vendosim në qendër të Hasit”, u shpreh Liman Morina, kryetar Bashkisë Has.

“Më ka ardhur keq për vdekjen e saj si për çdo njeri, por për të pak më shumë. Se krejt fëmijët tanë janë andej e na duket sikur ajo ka qenë faktor që i ka ndihmuar”, u shpreh kryetari i bashkise.