Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas ndarjes nga jeta së Mbretëreshës Elizabeth në moshën 96-vjeçare.

Dua Lipa ka shpërndarë fillimisht një foto të Mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj në “Insta Story”. Më pas, ajo ka publikuar një postim të platformës së saj ‘Service 95’ ku shkruhet:

“U pikëlluam kur dëgjuam për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. I urojmë forcë familjes dhe të dashurve të saj në këtë kohë thellësisht të vështirë.

Mbretëresha Elizabeth II më 4 qershor 1953, e veshur me fustan të dizajnuar nga Norman Hartnell për ceremoninë e saj të kurorëzimit. Foto nga Central.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SERVICE95 (@service95)