Shakira dhe Gerard Pique janë në qendër të vëmendjes prej disa ditësh për shkak të ndarjes që është konfirmuar nga të dy.

Pas një lidhje prej 12 vitesh dhe dy fëmijëve, çifti ka publikuar një komunikatë të shkurtër për shtyp: “Na vjen keq t’ju informojmë se po ndahemi”.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe motra e Shakira-s, Lucy Mebarak, e cila ka zbarkuar në orët e fundit në Barcelonë për të vizituar babanë, i cili është ndier keq në ditët e kaluara.

Motra e këngëtares nuk ka folur shumë, por ka pohu8ar se ndarja e çiftit ka qenë “mjaft e parashikueshme” dhe se nuk e ka befasuar aspak.

“Nuk i kam takuar, nuk jetoj në Spanjë. Jam motra, por nuk di akoma asgjë”, ka thënë ajo. Në lidhje me gjendjen e Shakira-s:

“Po merr veten, është jashtë vendit me fëmijët e saj. Mendoj se do të kthehet shumë shpejt në Spanjë”, ka deklaruar motra e këngëtares për Europa Press.