Aktori i njohur i shumë serialeve turke, Civan Civanova ka ndërruar jetë! Ai është ndarë nga jeta këtë të premte, në moshën 67 vjeçare për shkak se prej tre muajsh vuante nga kanceri në mushkëri.

Përpara disa ditësh, përmes një videoje në rrjete sociale, vetë aktori ka njoftuar fansat e tij se ishte shtruar në spital, pasi tre muaj më parë mjekët kishin konstatuar një masë tumorale në mushkëri.

Civan qëndroi për disa ditë në spital, por nuk ia doli dot të rikthehej sërish i gjallë në shtëpi.

Ai është i njohur për të gjithë publikun shqiptar përmes serialeve turke të transmetuara në vendin tonë. Në serialin “Fate të Kryqëzuara”, ai luajti rolin e Rahmi Gyrpenar, babai i Xhihanit, por edhe në seriale të tjera të njohura si “Fatmagyl”, në rolin e Kadirit, apo “Karadai”.

Seriali i fundit ku ai mori pjesë “Uc Kurus” mbylli xhirimet e tij në majin e këtij viti. Aktori ka qenë mjaft aktiv, edhe pse nuk dinte asgjë rreth sëmundjes së tij.

Pas këtij lajmi të hidhur, një sërë miqsh e kolegësh kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta, duke i shprehur ngushëllimet familjes së tij.