Në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë në Los Anxhelos, Harry Flint, i konsideruar si “mbreti i filmave porno”. Amerikani është i famshëm në gjithë botën pasi krijoi i pari perandorinë e filmave me pullë të kuqe. Këtë gjë e bëri duke nisur nga botimi i revistës “Hustler”, e publikuar për herë të parë në vitin 1974.

Ai ishte i paralizuar prej vitesh “nga mesi e poshtë”, për shkak të një tentative për vrasje që ka ndodhur ndaj tij në vitin 1978. Sipas mediave amerikane Harry Flint pati disa probleme kardiake. Prej vitesh ai ka qenë i angazhuar në shumë beteja politike, më e fundit ajo ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ndërsa në vitin 1998, ai mbrojti presidentin e asaj kohe Bill Clinton, që u përfshi në skandalin seksual me Monica Lewinsky, duke ofruar parà për të gjithë ata që zbulonin tradhëti bashkëshortore mes republikanëve. Harry Flint mbetet njeriu që ka mbështetur e promovuar më shumë se kushdo tjetër në botë filmat porno.