Në moshën 94-vjeçare ndërroi jetë inxhinieri holandez Lou Ottens, njeriu që bëri një revolucion në muzikë në vitet ’60. Ai është njeriu që shpiku kasetën e manjetofonëve të dikurshëm, duke bërë të mundur që muzika të merrej kudo me vete, përmes një kasete të vogël, që mund ta mbaje edhe në xhep.

Nga vitet ’60 deri në vitet 2000 mësohet se janë shitur më shumë se 100 miliardë kaseta manjetofoni, duke bërë që muzika të transportohej në çdo cep të botës, pa patur nevojë për energji elektrike. Në vitet ’70 ai mori pjesë edhe në zhvillimin disqeve (CD). Sipas mediave holandeze, Ottens ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në Duizel.

I lindur në vitin 1926, ai e nisi karrierën duke ndërtuar një radio për familjen e tij, gjatë Luftës së 2-të Botërore, me një antenë speciale. Falë aftësive të tij inxhinierike, ai ka qenë në krye të zhvillimit të produkteve të reja për kompanitë Hasselt dhe Philips.