Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 96 vjeçare!

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga vetë Pallati Mbretëror përmes një deklarate zyrtare se monarkia ndërroi jetë në Balmoral.

‘Mbretëresha ndërroi jetë paqësisht në Balmoral këtë pasdite! Mbreti dhe gruaja e tij do të qëndrojnë në Balmoral dhe do të shkojnë në Londër nesër” – thuhet në deklaratën e shkurtër të Pallatit Mbretëror.

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës Elizabeth ishte përkeqësuar, teksa prej disa ditësh ajo ndodhej në Kështjellën e Balmoral në Skoci nën kujdesin e bluzave të bardha.

Menjëherë drejt saj kanë udhëtuar Princi Charles dhe William kanë udhëtuar menjëherë drejt Skocisë, ndërsa më vonë është nisur edhe Harry. Dukeshat Kate dhe Meghan nuk kanë shoqëruar partnerët e tyre.

Mbretëresha Elisabetë II ka lindur më 21 prill 1926 dhe është monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, 70 vjet, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare.