Në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë në Britaninë e Madhe, William Shakespeare, mashkulli i parë në botë që mori vaksinën anti-Covid. Kjo vdekje nuk ka lidhje me koronavirus.

Kjo vaksinë do të ndryshojë jetën tonë dhe, mbi të gjitha, mënyrën e jetesës”, pat thënë asokohe Shakespeare, që për miqtë e ngushtë njihej me emrin Bill. Në dhjetori ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Ai jetonte prej disa vitesh në një azil dhe, çuditërisht, quhej njësoj si shkrimtari i famshëm anglez. Ai ishte mashkulli i parë që u vaksinua në botë, ndaj dhe vdekja e tij ka bërë sërish xhiron e botës.