Statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro mund të jetë një nga atraksionet kryesore turistike në të gjithë Brazilin, por vizitorët pak më në jug të vendit tani do të mund të shijojnë një statujë të re, më të lartë të Jezu Krishtit në qytetin Encantado.

I njohur lokalisht si Cristo Protetor de Encantado, statuja 141 këmbë (43 metra) e lartë u përfundua zyrtarisht në fund të prillit, pas tri vitesh punë, sipas CNN. E dizenjuar nga Genésio Gomes Moura dhe djali i tij, Markus Moura, statuja e çelikut dhe betonit është shumë më e detajuar se “fotokopjimi” i modelit 91-vjeçar të Rio de Zhaneiros.

Më shumë flokë, tipare të fytyrës dhe një mantel më i plotë u krijuan për statujën në Encantado. Stilistikisht, ajo ndan një prirje me ‘Art Deco’, me Krishtin Shëlbues të Rios. Duke pasur parasysh se statuja e re gëzon një përparim teknik gati një shekullor, ajo përmban një tjetër përditësim të madh: ashensorin.

Në qendër të statujës së Krishtit, një zemër xhami është paraqitur si pikë vëzhgimi për turistët që të hipin dhe shijojnë bukurinë natyrore të rajonit. Shoqata lokale e miqve të Krishtit (AACristo) po paguan për strukturën mbresëlënëse me një kosto totale të raportuar prej 353.000 dollarë. Shoqata aktualisht po pranon donacione për të ndihmuar në kompensimin e tarifës.

Kjo statujë është tani e treta më e madhe e Jezu Krishtit në botë, pas statujës së Krishtit Mbret në Poloni, e cila është 172 këmbë, dhe një statuje tjetër 252 këmbë e gjatë në Ciudad Victoria, Meksikë, e cila aktualisht është duke u ndërtuar.

Ndërsa pavijoni turistik përreth nuk do të jetë gati për një fluks të plotë vizitorësh deri në fillim të vitit të ardhshëm, të pasionuarit janë të mirëpritur të vijnë e të mrekullohen nga afër çdo të shtunë dhe të diel, me bileta dhe më shumë informacione të disponueshme në faqen e internetit të atraksionit.