Pas humbjes së mbrëmshme 2-1 në Izrael, Kombëtarja ka zbarkuar sot në Tiranë ku ka nisur direkt nga përgatitja për sfidën e 27 shtatorit ndaj Izraelit.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë, kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë minimale, ndërsa të tjerët kanë marrë ngarkesë të plotë.

Gazetarja e SuperSport, Albana Bejko raporton se dy lojtarë të Kombëtares janë në dyshim për shkak të problemeve fizike: Arlind Ajeti dhe Myrto Uzuni, aktivizimi i të cilëve nuk është i sigurt për duelin e radhës.

Ajeti edhe pse luan në Serie C, bëri mbrëmë një paraqitje shumë të mirë në fushë duke i dhënë të drejtë Rejës që e riktheu pas kaq kohësh.

Myrto Uzuni edhe pse jo në formën e tij fizike më të mirë, për aq minuta sa luajti ishte lojtari më i mirë në fushë për kuqezinjtë ku shënoi edhe një supergol.

Përballja me Islandën do të luhet në “Air Albania” më 27 shtator, ora 20:45 dhe do të vlejë për vendin e dytë në grup, pasi vendi i parë është siguruar nga Izraeli.